Portieri i njohur kosovar, Arion Ymeri është larguar nga skuadra e Gjilanit.
Ymeri ishte pjesë e Gjilanit, por tashmë ka vendosur që të largohet nga skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se tashmë ai është bërë me skuadër të re, duke nënshkruar me skuadrën e Trepçës ’89.
Pritet vetëm zyrtarizmi i tij tek skuadra mitrovicase, ku do të qëndrojë për edicionin pranveror



