Sporti

U largua nga FC Suhareka, Ylli Bakaj punësohet si përgatitës atletik në kombëtaren e femrave të Shqipërisë

01/18/2024 12:29
nga:Lorik J

Jo vetëm lojtarët, në Shqipëri po gjejnë vetën edhe trajnerët e personat e stafit të trajnerëve nga Kosova.

I fundit që iu është bashkuar kombëtares shqiptare është video-analisti, Ylli Bakaj.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Ylli Bakaj do të ushtrojë detyrën e përgatitës atletik tek kombëtarja e femrave të Shqipërisë .

Më herë Bakaj ishte tek ekipi i Pogradecit me Samuel Nikaj dhe tek FC Prizreni, teksa këtë sezon ishte pjesë e FC Suharekës.

Bakaj do të jetë përgatitës atletik i kombëtares së Shqipërisë tek femrat, teksa poashtu do jetë edhe tek stafi i trajnerëve kushtimisht.

/GazetaBlic Sport