Sporti

U kualifikua tutje në FA Cup me ekipin e “tretë”, Klopp: Ishte punë e madhe nga të gjithë

02/29/2024 10:48
nga:Lorik J

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas fitores 3-0 ndaj Southampton në 1/16 e FA Cup.

‘Merseysiders’ do të përballen në çerekfinale me rivalin e tyre të përhershëm Manchester United.

“Kjo ka qenë një javë e veçantë për të gjithë ne. Unë kam punuar si trajner për një kohë të gjatë, por javë të tilla nuk ndodhin shpesh. Ishte një lojë e vështirë kundër Southampton në një situatë tmerrësisht të vështirë për ne. Duhet të marrim vendime dhe të shohim kë mund të vendosim në fushë. Vendimi ishte që Joe Gomez të luante mesfushor për herë të parë në jetën e tij. Në 15 minutat e para tensioni ishte i tmerrshëm”, filloi Klopp.

“Pas 15 minutash presioni i lartë u bë shumë më i mirë, u përpoqëm të përmirësonim idetë në qendër të fushës gjatë pushimit. Futbolli nuk është i lehtë dhe nëse ke moment, duhet ta mbash atë. Ne hapëm rezultatin dhe shënuam dy gola të mrekullueshëm në pjesën e dytë. Kjo ndeshje ishte një gëzim për t’u parë. Është e mrekullueshme të jesh në çerekfinale, por ne nuk e marrim si të mirëqenë. E meritonim avancimin, ishte një rezultat i shkëlqyer”, tha Jurgen Klopp.

/GazetaBlic Sport