Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar tre të dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e dy personave në një argjendari në Prizren, ku si pasojë mbetën të lënduar babë e bir, raporton Gazeta Blic.
Leotrif Latifi e Ibrahim Qadraku janë dy nga tre personat e arrestuar për këtë rast.
Por Gazeta Blic ka mësuar edhe emrin e personit të tretë që është arrestuar për rastin e grabitjes dhe plagosjes të hënën në mbrëmje në Prizren.
Ruzhdi Fejzullahi, është personi i tretë që kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës pas një punë intensive që kishin bërë njësitet e caktuara për këtë rast.
Gjykata Themelore në Prizren tashmë ka marrë vendim për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të arrestuarve.
Ruzhdi Fejzullahu, po akuzohet nga gjykata për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje nga neni 317 par.1 dhe 4 lidhur me nenin 33 par.1 dhe 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.