Sporti

U eliminuan nga Çekia, flet Wijnaldum: Gabime si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm, në vështirësi pas kartonit të kuq

06/27/2021 22:02
nga:Mergim Rreci

Pas humbjes befasuese ndaj Çekisë me rezultatin 0-2, në mikrofonat e “NOS TV” ka folur kapiteni i Holandës, Gini Winaldum, i cili ka komentuar dhe këtë disfatë ndaj kombëtares çeke duke u eliminuar në fazën e 1/8 të EURO 2020:

“Goli që kemi dhuruar, rastet që nuk i kemi shfrytëzuar këto janë faktorët kryesorë. Pas kartonit të kuq kemi pasur vështirësi që t’i vendosim nën presion.

Gjërat filluan duke u bërë më të vështira për ne, edhe pse e gjithë ndeshja ishte shumë e vështirë. Në një farë mënyre nuk kemi mundur dot të menaxhojmë çdo gjë që ato na vendosën në vështirësi.

Nuk kemi mundur dot të krijonim hapësira. Kemi krijuar disa raste në pjesën e parë, por ishte e pamjaftueshme.”, përfundoi Wijnaldum.