Sporti

U befasuan nga Moldavia, trajneri i Çekisë ndjen frikë: Nuk na falet, Shqipëria nuk është ekip i dobët

03/28/2023 14:38
nga:Lorik J

Çekia i ka befasuar të gjithë në barazimin pa gola me Moldavinë.

Pas fitores me Poloninë mbërriti 0-0 në transfertën moldave.

Trajneri i çekëve, Silhavy, nuk e fshehu zhgënjimin:

“Ishte për të ardhur keq, nuk na falet. Kemi humbur dy pikë në transfertë, nuk kemi luajtur mirë dhe prandaj nuk fituam. Shqipëria nuk është ekip i dobët, do të kemi kohë për t’u përgatitur edhe për ta”, tha tekniku i çekve.