Lajme

U arrestuan pas “7 tetorit”, lirohen dy protestues

10/10/2024 15:01
nga:G B

Gjykata Themelore e  Tiranës ka liruar nga paraburgimit  dy protestues të arrestuar në protestën e 7 tetorit të opozitës.

Sipas A2CNN, të liruarit janë Xhevahir Rrushin dhe Gentian Tugun.

Me kërkesë të Prokurorisë, Rrushi dhe Tugu do të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për akuzën e “kundërshtimit të punonjësit të policisë”.