Danny Makkelie do të gjykojë sfidën Turqi-Itali, ndeshja hapëse e Euro 2020 e planifikuar për këtë të Premte në orën 21:00.
Gjyqtari holandez do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Steegstra dhe de Vries si ndihmës, ndërsa në VAR do të ketë Blom (ndihmës VAR van Boekel dhe Gittelmann), Frappart do të jetë gjyqtarja e katërt, shkruan GazetaBlic Sport.
Në kohët e fundit, Makkelie ishte arbitri i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis Realit dhe Chelsea, por mbi të gjitha është ai që anuloi golin e famshëm të Ronaldos në ndeshjen midis Portugalisë dhe Serbisë.
Në vitin 2020, ai ishte gjithashtu gjyqtari i finales së Europa League midis Interit dhe Sevillas.
/GazetaBlic Sport


