Lajme

“Turp”/ Tahiri i reagon VV-së: Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, ju merreni me filma e video

07/04/2023 16:09
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur turp videon e VV-së të publikuar sot, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, me siguri të brishtë e ekonomi të rrënuar, me ikje masive të rinisë, ndërsa VV-ja merret me filma e me video, duke tentuar ta mbulojë dështimin e vet.

Postimi i tij i plotë:

Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, me një gjendje të sigurisë të brishtë me një ekonomi të rrënuar, me një ikje masive të rinisë, me një dëshpërim të skajshëm të punëtorëve në administratë të shtetit, me policë të cilët sot janë më të angazhuarit në mbrojtje, e më pak të privilegjuarit. E, LVV-ja merret me filma, e me video, duke u munduar të mbulojë dështimin e vet.

Veç vazhdoni kështu se me video e mbroni sovranitetin.

Turp!

Mundësia për zgjedhje, Bajqinovci ironizon me opozitën: PDK e LDK e mbërrijnë AAK-në me numra, VV’ja fiton 55%