Sporti

Turp i madh: Sharje, ofendime dhe eskalim i plotë nga Faruk Statovci ndaj gjyqtarëve të ndeshjes

03/15/2025 16:40
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Rilindjës 1974, Faruk Statotvci ka qenë në qendër të vëmendjes me reagimin e tij në ndeshjen ndaj Trepçës.

Ai ka sharë dhe ka ofendura rëndë gjyqtarët e ndeshjes, madje ka eskaluar me veprimet e tij si asnjëherë më parë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai ishte i pakënaqur me referim, por që sjelljet e tij ishin të turpshme dhe të papranueshme në drejtim të gjyqtarëve, për të cilat u ndëshkua me karton të kuq.