Sporti

Tuchel prioriteti i ri i Manchester United pas situatës së rënduar te Chelsea

03/17/2022 09:49
nga:E K

Manchester United janë në kërkim të një trajneri të ri.

Ralf Rangnick i cili erdhi si zgjidhje e përkohshme pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer pritet të largohet nga posti i të parit të ‘Djajve të Kuq’ në fund të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat e huaja kanë raportuar mbi emrat e shumtë të mundshëm për trajnerin e ri të Manchester United.

Emrave të Pochettino, Zidane së fundmi i është shtuar edhe Tuchel që sipas ‘Dailystar‘ mund të jetë një opsion i skuadrës nga Manchesteri.

Situata e rënduar te Chelsea pas sanksioneve ndaj Roman Abramovich mund të jetë një faktor që e shtyen këtë të fundit të largohet nga “Stamford Bridge”.

/GazetaBlic Sport/