Sporti

Tuchel pranë rikthimit në Premier League, kërkohet nga dy klube të mëdha

04/28/2024 08:00
nga:E K

I sigurt për t’u larguar nga Bayern Munich në qershor, Thomas Tuchel mund të rikthehet në Premier League.

Sipas raportimeve të medieve britanike, emri i trajnerit gjerman është ndër të parët në listën e trajnerëve të përzgjedhur nga Chelsea dhe Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Shumë raste, por zero gola, Juventusi ndan pikët me Milanin
Me dy propozime të mëdha Tuchel do të duhet të zgjedhë mes rikthimit në Londër te Chelsea apo transferimit në Manchester te United.