Sporti

Tuchel pasi humbi Superkupën: Jam i shtangur dhe jashtëzakonisht i zhgënjyer, gjendja është alarmante

08/13/2023 09:39
nga:Lorik J

RB Leipzig ka fituar Superkupës së Gjermanisë – pasi ata mundën Bayernin 3:0 në Mynih në Allianz Arena. Të tre golat u shënuan nga futbollisti kroat, Dani Olmo.

Trajneri i Bayern Munich, Tuchel u shpreh shumë i pakënaqur pas ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë nuk e di se cilat janë shkaqet e humbjes, nuk kam një përgjigje për këtë pyetje dhe ky është një problem i madh. Ky është në thelb një vazhdim i ndeshjes sonë të fundit në shtëpi kundër Leipzig. Duket sikur nuk kemi bërë asgjë për katër javë. Nuk kam asnjë shpjegim”, tha trajneri i Bayern, Thomas Tuchel.

Harry Kane, sulmuesi anglez i sjellë nga Tottenham për 100 milionë euro, debutoi me Bayernin.

“Më vjen keq për Harry Kane. Ai ndoshta mendon se ne nuk kemi stërvitur për katër javë. Ajo që kemi treguar nuk ka të bëjë me atë që kemi bërë dhe atë që duam. Kjo është një humbje e hidhur, më vjen keq. Nuk kam asnjë zgjidhje për momentin. Jam i shtangur dhe jashtëzakonisht i zhgënjyer. Kjo është alarmante”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport