Sporti

Tuchel pas humbjes nga Real Madrid: Performanca jonë ishte larg standarteve

04/06/2022 23:47
nga:E K

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelseat.

“Los Blancos” mposhtën Chelsean në “Stamford Bridge” me rezultat 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Benzema ishte protagonisti kryesor i natës së sotme me hetrikun e tij ndaj Chelseat.

Francezi realizoi në minutat (22′ 25′ dhe 46) të takimit.

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Kai Havertz duke e ngushtuar avantazhin e mysafirëve në minutën e 40’të të takimit.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Chelseat, Tuchel i cili tha se performanca e tyre ishta jashtë standarteve.

“Është një humbje e rëndë. Ishte një nga pjesët e para më të këqija që pashë nga ne këtu në Stamford Bridge. Individualisht dhe si ekip nuk ishte aspak e mjaftueshme. Ishte larg standardeve tona”, tha fillimisht ai.

“Pasimi, ku kaluam, si kalonim kur kalonim, kur sulmonim, loja e posedimit të topit… Kemi pasur 16 goditje në gjysmën e dytë. Ju gjithmonë mund të ktheheni dhe ta fitoni ndeshjen, por kur e e humbisni lojën vetë pas 45 minutave të parë, është gjithnjë e më e vështirë“, shtoi gjermani.

“Jo, ne nuk duhet të shkojmë në Madrid, ne duhet të shkojmë në Southampton dhe është shumë e rëndësishme ta përpunojmë këtë. Është thelbësore që ne të shkojmë në Southampton. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të humbasim në Southampton dhe më pas do të pësojmë edhe në Bernabeu”, përfundoi Tuchel.

/GazetaBlic Sport.