Sporti

Tuchel pas humbjes ndaj Bochum: Ndikoi “Ligji i Murphy-t”, por ishim më mirë se ndaj Leverkusen-it e Lazio-s

02/19/2024 11:14
nga:E K

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel foli pas humbjes 3-2 në kampionat ndaj Bochum-it, me skuadrën e tij që e mbylli këtë përballje me dhjetë lojtarë, pasi Upamecano u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Megjithatë, sipas trajnerit bavarez, kjo humbje dhe disfata ndaj Lazio-s në Champions League nuk janë të krahasueshme.

“90 minutat e ndeshjes së fundit janë shumë të ndryshme nga pjesa e dytë e Lazio-s ose ndeshja e Leverkusen-it. Ndikoi pak ligji i Murphy (gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq)”-u shpreh fillimisht gjermani.

Duke analizuar ndeshjen ndaj Bochum-it, tekniku shtoi se skuadrat krijoi raste të mira dhe tentoi vazhdimisht.

“Ndaj Bochum-t krijuam disa raste të nivelit më të lartë. Ai i Kane në pjesën e parë mund të ishte vendimtar. Në pjesën e dytë patëm një tjetër me Sane. Pas pushimit nuk e di nëse humbëm pak intensitetin apo nëse Bochum e intensifikoi lojën e tyre. Në përgjithësi sot patëm një paraqitje të ndryshme krahasuar me ato kundër Leverkusen-it dhe Lazio-s. Nuk u ndalëm kurrë, nuk ndaluam kurrë së provuari”-deklaroi Thomas Tuchel.