Sporti

Tuchel pas fitores ndaj Galatasaray: Ishte tepër e rëndësishme kjo, ata nuk kanë humbur qe 17 ndeshje

10/25/2023 10:33
nga:Lorik J

Thomas Tuchel tha pas fitores 3-1 të Bayern Munich kundër Galatasaray në Champions League se ishte një sukses jashtëzakonisht i vlefshëm për skuadrën e tij. Kingsley Coman, Harry Kane dhe Jamal Musiala shënuan për bavarezët.

“Fitore shumë e rëndësishme. Bravo nga skuadra jonë. Galatasaray është i pamposhtur në 17 ndeshje këtë sezon. Ne kishim shumë probleme në pjesën e parë, humbëm shumë duele dhe nuk ishim të mirë në situatat një me një. Galatasaray kishte shumë shanse dhe ne vuajtëm shumë”, tha Tuchel.

“Në pjesën e dytë ne u mbrojtëm pak më thellë, ishim më të qetë dhe kishim situata të mira në pozicionet e sulmit, veçanërisht në krahë me Leroy (Sane), Kingsley (Coman) dhe Jamal (Musiala) të cilët performuan shumë mirë. Në fund arritëm ta kthenim ndeshjen dhe arritëm një fitore të rëndësishme”, shtoi trajneri i Bayernit.

/GazetaBlic Sport