Chelsea ka mposhtur Porton në udhëtim në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 0-2.
Dy anglezët, Mason Mount dhe Chilwell u përkujdesën që Chelsea ta fitoj këtë ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.
Mount realizoi në pjesën e parë pas asistimit të Jorginhos, ndërsa mbrojtësi Chilwell në të dytën për rezultatin final të takimit.
Pas ndeshjes të trajneri i Chelseat, Tuchel u prononcuan për media.Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel tha se ndeshja ndaj Portos nuk ishte e lehtë.
“Kishte shumë momente kur ne me të vërtetë ishim në vështirësi. Megjithatë atmosfera e ekipit ishte e mirë dhe kjo na ndihmoi ta fitojmë këtë takim”, tha Tuchel për BT Sport.
“Jam shumë i lumtur që Mount realizoi. Goli ishte i rëndësishëm për ta shkëputur rezultatin”, vazhdoi gjermani.
“Ben Chilwell ishte fantastik në këtë takim, ishte vrapim i mrekullueshëm, ai gol na ndihmoi të fitojmë sigurinë në fushë”, përfundoi trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
/GazetaBlic Sport