Sporti

Tuchel: Kundërshtari i vështirë, na pret ndeshje me shumë emocione

03/18/2022 14:09
nga:E K

Chelsea ka mësuar kundërshtarin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Thomas Tuchel do të ketë punë me Real Madridin e Carlo Ancelottin në përballjen që po konsiderohet si më interesantja e kësaj faze, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri gjerman i Chelseat u deklarua në lidhje me shortin e Champions League, ku tha se kundërshtari është shumë i vështirë, por ndeshja do jetë plotë me emocione.

“Është një ndeshje e vështirë. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në ‘Bernabeu’ spektatorë. Do të jetë një sfidë e madhe dhe me shumë emocione”, ishin fjalët e Tuchel, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Middlesbrough në Kupën FA.

/GazetaBlic Sport/