Sporti

Tuchel i pakënaqur me shkarkimin e Kahn dhe Salihamidzic

05/27/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Thomas Tuchel nuk ishte aspak i kënaqur kur kuptoi se u shkarkuan drejtuesit Oliver Khan dhe Salihamidzic, lajm ky që u bë i ditur pikërisht sot, ditën kur Bayern fitoi kampionatin e 11-të radhazi.

“Në vend që të festojmë, tani duhet të flasim për këtë…”, u përgjigj ai i nervozuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i skuadrês bavareze pranoi megjithatë se e dinte tashmë këtë vendim: “Jam informuar të premten. Ata të dy janë përgjegjës për mua që jam këtu, kështu që unë duhet të përpunoj atë që ndodhi.”