Sporti

Tuchel: Barazimi do ishte rezultati më i drejtë ndaj Cityt

01/15/2022 16:59
nga:E K

Manchester City ka arritur fitore të madhe ndaj Chelseat.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka fituar derbin e madh në “Etihad Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfunditmar ishte 1 me 0, me Kevin De Bruyne që shënoi një gol të bukur në këtë takim.

Chelsea në anën tjetër u mundua që ta rrezikoi portën e Ederson, por që nuk bëri diçka konkrete në këtë drejtim.

Manchester City tashmë ka diferencë prej 13 pikëve ndaj Chelseas së vendit të dytë, kurse 14 pikë ndaj Liverpool të vendit të tretë.

Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, i cili tha se barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes.

“Rezultati është absolutisht zhgënjyes, por mund të ndodhë kur luan kundër Cityt. Mendoj se e merituam një barazim, por nuk patëm shanse të mëdha dhe në të njëjtën kohë nuk patëm shumë presion prej tyre. Por është mirë, e merituam barazimin si rezultat, megjithatë nuk ia dolëm”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/