Lajme

Truri ynë kolektiv: Mendimet Automatike Negative Shoqërore

08/03/2023 17:39
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Nëse e shiqoni me vëmendje se me çfarë e ushqejmë trurin kolektiv çdo ditë, e kuptojmë që çdo ditë kemi së paku 2-3 ngjarje e lajme negative, por ndoshta në mesatare mundet me shku në 4-5 në ditë. Kjo i bie mbi 1,800 lajme/ngjarje në vit… e rreth 40,000 për 23 vite.

Me qëllim po i numëroj që me kuptu se në çka po kalojmë. Normal që kemi pasur edhe lajme e ngjarje pozitive, por shumica absolute janë negative. Kjo do të thotë që ne i kemi japur input apo ushqim negativ trurit tonë kolektiv tepër gjatë.

Në këto raste, krijojet një proces që njifet sikur Autonomous Negative Thinking apo shqip “Të Menduarit Autonom Negativ”. Kjo situatë vazhdon edhe sot. Ja një shembull, unë sot (a) kam parë një gropë në rrugë që mundet me qenë me fatalitet; (b) kam lexuar sesi një burrë e ka vrarë gruan nga kati i 6 i hotelit; (c) kam lexuar sesi qeveria ka shkelur kushtetutën; (d) një ministri ka tentuar me mbyllë një biznes e një media; (e) një akcident në istog një 27 vjeçare ka vdekur… mundem me vazhdu deri në 10 ngjarje e lajme vetëm nga sot..

Kjo nuk është mirë, se truri ynë kolektiv mund të jetë tepër i traumatizuar. Edhe ashtu kemi kaluar vitet e errëta të 90ta dhe luftën paraprakisht. Pastaj 23 vite kemi pasur pasiguri ekonomike dhe politike, kriza sa të duash.

Problemi qëndron tek fakti që truri, neuronet dhe lidhjet e tyre, thujase ckado që ushqehen me, apo çfardo inputi qe ju japim, krijon output apo mendime nga to. Shkurt e shqip, cka te mbjellesh korrë. Atë që mbillim, korrnim.

Tash truri ynë kolektiv duket që po gjeneron situata dhe mendime negative. Po i shifni polarizimet sociale të thella. Pak e hiq e shef dikënd pozitivisht duke folur, menduar e duke u sillur ashtu. Kjo ka arsye pse, e eleborava lartë ashtu si e kuptoj e aq sa di.

Ne duhet me thy këtë cikël negativ të mendimit automatik. Për shkak se ky cikël mund të krijoj edhe veprime dhe të ardhme kolektive jo optimale. Rrezikojmë të mos arrijmë potencialin tonë. Duhet një paradigmë e re për Kosovën.

Duhet ushqim dhe input pozitiv. Duhet për kohë të gjatë, derisa cikli i mendimit negativ fillon të ndryshoj. Ndoshta edhe nuk ka një rrugë tjetër. Sa më herët, aq më mirë.