Pavarësisht rikthimit të Lionel Messit, Inter Miami humbi në shtëpi nga Cincinnati 1:0 dhe kështu humbi një shans për t’u kualifikuar në play-off të MLS.
Messi ka kohë që po lufton me një dëmtim apo lodhje muskulore, për këtë arsye ka luajtur vetëm një herë në muajin e fundit. Ai hyri mbrëmë në minutën e 55-të, por nuk ishte në gjendje të ndihmonte Interin të merrte fitoren që do t’i linte në ndeshjen play-off, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, një tifoz i ri vrapoi në fushë dhe u vërsul drejt Messit, por truproja i argjentinasit ia bllokoi menjëherë rrugën djalit dhe e ndaloi.
Për habinë e të gjithëve, ai nuk e hoqi nga fusha më pas, por e çoi te idhulli i tij, i cili i dhuroi momente të paharrueshme. Jo vetëm që ka marrë një selfie, por ka marrë edhe një firmë në fanellën që kishte veshur.
Messi's bodyguard stopped a young fan who was storming the field, but then gave him a moment he’ll never forget ?? pic.twitter.com/i8pYga2SAh
— Bleacher Report (@BleacherReport) October 8, 2023


