Lajme

Trupi gjykues shkon në pauzë pas dëshmisë së James Rubin

09/16/2025 11:00
nga:Sh R

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka dhënë dëshminë e tij në ditën e dytë të gjykimit në Hagë, ku është thirrur si dëshmitar nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

Pas gati një ore dëshmi, trupi gjykues ka vendosur të ndërpresë seancën me një pauzë 10-minutëshe, për t’u rikthyer më pas në sallë.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin deklaroi se Shtetet e Bashkuara kishin trajtuar akuzat ndaj Thaçit, por nuk kishin arritur t’i vërtetonin ato.