Lajme

Trudeau vaksinohet kundër COVID-19 me AstraZeneca

04/24/2021 07:03
nga:Y I

Kryeministri kanadez Justin Trudeau u vaksinua sot me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Jam shumë i lumtur”, u shpreh Trudeau ndërsa vaksinohej.

“Ndërkohë që Ontario ka ftuar personat 40 vjeç e lart për t’u vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në farmaci, tani është radha jonë”, tha ai pak më parë në një konferencë shtypi, raporton ATSh.

“Është një lehtësim të dish se ky gjest i thjeshtë na ndihmon të mbrojmë veten, por, veçanërisht, të mbrojmë ata që duam”, shtoi Trudeau për shtypin.

Shumica e provincave kanadeze kanë zgjeruar këtë javë grupmoshën për qasjen ndaj vaksinës AstraZeneca, duke e vënë për personat mbi 40 vjeç, ndërkohë që ishte e rezervuar më parë për ata mbi 55 vjeç.

/TCH/