Lajme

Tronditëse: Ish-sportistja vetëvritet live në “Instagram”

09/03/2021 11:15
nga:Genita C

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur kur ish-kampionia e wrestling, Dafney Unger ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

Ajo i ka dhënë fund jetës së saj përmes një video live në rrjetin social “Instagram”.

E gjithë kjo ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm.

Ajo postoi një video live, teksa mbante në dorë një armë, duke qëlluar veten. Dafnei më pas u gjet e vdekur ne rezidencën e saj në Norkros, një qytet i vogël në verilindje të Atlantës.

“A nuk e kuptoni që jam vetëm? A nuk e kuptoni këtë? Mos harroni, truri im shkon në Boston”, ishin fjalët e fundit që ish-sportistja tha, para se ti jete fund jetës.

Video e saj u hoq menjëherë nga “Instagram”.