Sporti

‘Trofeu Yachine’: 10 kandidatët për portierin më të mirë të sezonit 2021/22

08/12/2022 22:36
nga:E K

Është publikuar lista me kandidatët për portierin më të mirë për sezonin 2021/22.

Thibaut Courtois, Alisson Becker, Ederson, Manuel Neuer, Jan Oblack, Edouard Mendy, Kevin Trapp, Hugo Lloris, Mike Maingnan dhe Yassine Bounou janë të nominuarit për portierin e vitit.

Sezonin që lamë pas ka qenë mjaft i mirë për disa nga portierët, pasi korrën suksese me klubet përkatëse.

Por, më i suksesshmi padyshim ka qenë për portierin e Real Madridit, Thibaut Courtois.

Me formën e tij të jashtëzakonshme që pati sezonin që shkoi, belgu ishte një nga faktorët kyç në sukseset e ‘Mbretërve’.

Sezon të mirë patën edhe Ederson, Maingnan që fituan titujt e ligave të tyre.

Favorit për këtë trofe është portieri i Real Madridit, pasi ka fituar katër trofe edicionin që lamë pas dhe ka qenë lojtar i rëndësishëm për Carlo Ancelottin.