Sporti

Tri ndeshje shumë interesante sot në Superligë, vëmendja tek ndeshja Llapi – Drita

10/23/2021 08:41
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës rikthehet me xhiron e 11-të në këtë fundjavë.

Tri ndeshje shumë interesante do të zhvillohen sot, me vëmendjen kryesore tek ndeshja Llapi – Drita, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi kka tri fitore radhazi, kurse Drita vjen pas një fitore ndaj Feronikelit, andaj pritet që të dy skuadrat ta kërkojnë vazhdimësinë, por do të jetë vetëm njëra që do të largohet nga ndeshja me pikë të plota.

Gjilani synon fitoren e radhës ndaj Feronikelit, skuadër kjo që nuk po kalon në formë të mirë xhirove të fundit. “Skifterat” vijnë në këtë takim pas një fitore ndaj Drenicës, në një ndeshje ku treguan paraqitje shumë të mirë.

Dy skuadrat që nuk po e gjejnë poashtu formën e tyre optimale në ndeshjet e fundit, Malisheva dhe Ulpiana do të përballen në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të tri ndeshjet luhen me fillim në ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/