Sporti

Trepça ‘shpërthyese’ ndaj Kamzës, siguron gjysmëfinalen në Ligën Unike

03/27/2024 17:38
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës ka siguruar një fitore të thellë ndaj Kamzës në Ligën Unike.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 90-46, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga të drejtuarit e Adis Beciragic, gjë që e dëshmon edhe rezultati i arritur në parket.

Mitrovicasit kanë siguruar tashmë kalimin në gjysmëfinale, atje ku do të përballen me fituesin nga ndeshja Besëlidhja – Sigal Prishtina.

/GazetaBlic Sport/