Sporti

Trepça – Golden Eagle Ylli, pas pak spektakël në Kupën e Kosovës në basketboll

02/15/2024 16:00
nga:Mergim Rreci

Sonte do të mësohen dy skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do t’i matin forcat mes vete pas pak në duelin që do të nisë në orën 17:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Therandasit në çerekfinalen e zhvilluar në palestrën e sporteve “Shani Nushi” e eliminuan nikoqirin Vëllaznimi me rezultat 76:58.

Kurse, mitrovicasit nuk hasën në rezistencë të Istogut, të cilin e mundën me rezultat bindës, 84:51.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të luhet të shtunën mbrëma, kurse finalisti i dytë do të mësohet nga ndeshja, Bashkimi – Sigal Prishtina.

/GazetaBlic Sport/