Sporti

Trepça arrin fitore ndaj Sigal Prishtinës, finalisti mësohet në ndeshjen tjetër

04/23/2023 19:18
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja e playoffit mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Trepça arriti fitore me rezultat 82-77 në “Minatori” ndaj Sigal Prishtinës për të vazhduar edhe një ndeshje serinë e ndeshjeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara tashmë rezultati është i barabartë 2-2, kurse finaliste do mësohet në ndeshjen tjetër në Prishtinë.

Kujtojmë se fituesin e kësaj gjysmëfinale e pret Peja që dje siguroi finalen duke mposhtur Golden Eagle Yllin.

/GazetaBlic Sport/