Skuadra e Llapit ka triumfuar sot me përmbysje ndaj Trepçës ’89.
Të drejtuarit e Tahir Batatinës fituan me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic.
Muharrem Jashari shënoi për mysfafirët për 0 me 1, kurse Ardit Peposhi dhe Valmir Veliu shënuan për fitoren e Llapit.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.
“Jena përgatit maksimalisht kundër Llapit, të them të drejtën pjesën e parë ke diçka krejt ndryshe, po na ndodhë shpesh. Në pjesën e dytë një pakujdesi apo një nervozizëm të lojtarët tonë dhe unë mendoj që kjo ndikoi tek humbja. Një sulmues tipik është duke na munguar, ne po dalim para portës po krijojmë raste të shumta”, tha Idrizi pas ndeshjes.
/GazetaBlic/


