Edhe pse Liverpool e ka mposhtur Villarrealin 2-0 në ndeshjen e parë, Trent Alexander-Arnold paralajmëroi se ata nuk mund të jenë të vetëkënaqur në ndeshjen e dytë dhe se do të ishte ideale për të shënuar herët për të vendosur shpejt rezultatin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“Duhet të shkojmë atje dhe të fitojmë. Ne duhet të mbrojmë avantazhin tonë dhe do të jetë e nevojshme të dimë të menaxhojmë. Duhet të duash të fitosh për të kaluar në finale. Të jesh përpara 2-0 është një avantazh i mirë, jemi të kënaqur, por e dimë që është e rrezikshme dhe nuk mund të jemi të vetëkënaqur. Duhet të shënojmë herët për të vendosur ndeshjen, por e dimë se do të jetë e komplikuar”, tha mbrojtësi në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri Jurgen Klopp rinovoi javën e kaluar: “Shpresoj që vitet e ardhshme të jenë po aq të mira sa ky. Mendoj se çdo sezon kemi qenë gjithnjë e më të suksesshëm. Ky sezon ka qenë i veçantë deri tani dhe shpresojmë të jetë vërtet i veçantë. Ne ishim të lumtur që kishim katër vite të tjera me të.”


