Lajme

Tre të vdekur dhe 123 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

04/28/2021 18:21
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë bëri bilancin e situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Nga 2258 testime dolën me virus 123 persona.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona, të moshave 65- 84 vjeç. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe ato rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll, Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Flet familjari i dy vëllezërve që vdiqën për një ditë nga Coronavirusi, ka një apel për qytetarët