Lajme

Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

05/22/2024 22:16
nga:G B

Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:25, në rrugën Bekim Berisha në Pejë, të furra Ahmeti ka pasur të shtëna me që rast tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Pejë. Ende nuk ka informacione më të detajuara”, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazeta Blic.

Ai ka njoftuar se të gjitha njësitet kompetente janë në vendngjarje.