Lajme

Tre të mitur rrahin dy të mitur të tjerë, përfundojnë në pranga

10/10/2026 10:10
nga:L J

Të premten në Podujevë raportohet se tre të mitur kanë rrahur dy të mitur të tjerë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Me këtë rast njëri prej viktimave ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.