Lajme

Tre të lënduar në një aksident te “Kroi i Mbretit”

12/05/2024 16:48
nga:G B

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamionete, në magjistralen Prishtinë – Pejë konkretisht tek “Kroi i Mbretit”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Patrullat policore dhe ekipi i hetimeve janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin, si dhe per te hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.