Lajme

Tre të lënduar në dy aksidente në Prishtinë, Policia jep detaje

06/04/2024 19:28
nga:G B

Tre persona janë lënduar në dy aksidente në pasditen e sotme në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Rastet për Gazeta Blic i ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njëri aksident ka ndodhur në rrugën ‘Afrim Zhitia’ mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën ‘Afrim Zhitia’ në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’, ku një veturë ka goditur një këmbësor, i cili ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një këmbësor”, tha ajo për Gazeta Blic.

Ahmeti njoftoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim, ndërsa që me rastet po merret njësiti i trafikut./Gazeta Blic/