Lajme

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19

09/24/2022 13:56
nga:Y I

190 testime janë kryer gjatë 24 orëve të fundit e prej tyre tre persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është raportuar për të vdekur.

Ndërkohë, janë shëruar 15 persona.

Po ashtu, janë dhënë 17 vaksina anti-covid. E rastet aktive janë 48.