Lajme

Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë

05/22/2024 22:38
nga:Sh R

Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë.

Personi i dyshuar ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK –Prishtinë.

Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Spitalit të Pejës:

Informat lidhur me pacientët e plagosur me armë zjarri!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sonte janë pranuar 3 persona të plagosur me armë zjarri.

Pas ofrimit të përkujdesjes fillestare shëndetësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, të 3 pacientët janë nisur për transfer në QKUK njëri nga taa në gjendje më të rëndë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë uron shërim sa më të shpejtë!

 

 

Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë