Sporti

Tre ndeshje për 7 ditë në ‘Air Albania’, Kombëtarja ‘harron’ Elbasanin dhe ‘Loro Boriçin’

09/24/2023 10:52
nga:Lorik J

12, 17 dhe 19 tetor. Këto janë datat që stadiumi ‘Air Albania’ ka rezervuar për 3 ndeshjet e rradhëz. Më 12 dhe 17, Kombëtarja pret Çekinë në një ‘finale’ ku fitorja na siguron matematikisht kualifikimin në Euro 2024 dhe Bullgarinë në një miqësore, e para e tillë për Sylvinhon.

Vetëm 2 ditë më vonë do të luhet një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme, derbi Partizani – Tirana. Arsyeja e spostimit të derbit në rradhë të parë ishte për shkak të mos-rëndimit të tapetit për Kombëtaren.

Në këtë mënyrë, a do të ishte më mirë nëse miqësorja me Bullgarinë të luhej në ‘Loro Boriçi’ apo ‘Elbasan Arena’?