Lajme

Tre mijë punonjës shëndetësorë në Francë janë pezulluar nga puna, nuk morën vaksinën kundër COVID-19

09/16/2021 13:05
nga:N M

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka bërë të ditur se tre mijë punonjës shëndetësor janë pezulluar nga puna dhe dhjetëra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen, pasi Franca e filloi programin e saj të detyrueshëm të vaksinave për personelin e kujdesit shëndetësor.

Në një intervistë për mediumin RTL, Veran deklaroi se “një numër i madh” i këtyre pezullimeve janë të përkohshme, dhe se sistemi shëndetësor ende po funksiononin pa probleme.

Dje ka qenë afati i fundit për 2.7 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në Francë të cilët duhet të kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Sipas ligjit, personeli i pa vaksinuar nuk mund të pushohet nga puna, por ata nuk do të jenë në gjendje të punojnë ose të marrin pagë.

Një nga sindikatat më të mëdha të sektorit publik në Francë, CGT, ka paralajmëruar për një “katastrofë shëndetësore” nëse një numër i madh i stafit pezullohet nga puna.

Atje po ashtu janë mbajtur edhe protesta jashtë disa spitaleve të selisë së Ministrisë franceze të Shëndetësisë, shkruan BBC.

Lajçak e Abdixhiku s’deklarohen pas takimit