Lajme

Lajçak e Abdixhiku s’deklarohen pas takimit

09/16/2021 13:01
nga:N M

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për më pak se një orë ka takuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit të dy nuk janë deklaruar për medie.

I dërguari i BE-së nga këtu ka vazhduar për në AAK, ku do të pritet nga kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj.

Përderisa gjatë së enjtes është takuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohen dy të rinj në Kukës