Sporti

Tre kartona të kuq brenda një minute – kaos në Argjentinë gjatë ndeshjes së Boca Juniors ndaj Velez Sarsfield

10/03/2022 09:55
nga:E K

Skena të pabesueshme janë parë në ndeshjen e kampionatit argjentinas mes Boca Juniors dhe Velez Sarsfield (1:0).

Çmenduria nisi në minutën e 89-të kur futbollistët u përplasën fizikisht në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjithçka u nis nga Francisco Ortega [Velez] që goditi Adivicnula. U krijua kaos, nuk dihej kush e shtynte e godiste kë në atë turmë dhe më pas arbitri ndau tre kartonë të kuq në një minutë. Përveç Ortegës, me karton të kuq morën Luis Vazquez nga Boca dhe Valentin Gomez nga Velez.

/GazetaBlic Sport/