Sporti

Tre gola dhe dy kartona të kuq në ndeshjen Llapi – Drita, Gjilani nuk zhbllokohet dot ndaj Feronikelit, ja rezultatet pas pjesës së parë

10/23/2021 13:54
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drita është në avantazh ndaj Llapit pas 45 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” kanë epërsinë e një goli, 1 me 2.

Të dy skuadrat po luajnë me nga një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Ilir Krasniqit të Llapit dhe Prince Baldes së Dritës.

Astrit Fazliu dhe Hamdi Namani shëuan për Dritën, kurse Shillova nga penalltia për Llapin.

Në anën tjetër, Gjilani dhe Feronikeli po luajnë pa gola 0 me 0. Dabiqaj e çoi topin në rrjetë, por goli u anulua me VAR.

Dabiqaj u detyrua të largohet nga fusha pikërisht në atë moment pas një lëndimi që pësoi.

Ulpiana poashtu është në avantazh ndaj Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”.

Rezultati atje është 0 me 1.

/GazetaBlic Sport/