Sporti

Trazira në Kroaci, përplasje masive e tifozëve para ndeshjes së Conference League

07/21/2022 09:47
nga:L J

Rijeka zhvillon sot ndeshen e parë të xhiros së dytë të kualifikimeve për Conference League, duke nisur kështu aventurën evropiane të këtij sezoni.

Rijeka pret Djurgarden të Suedisë në Rujevica nga ora 20:30.

Mbrëmjen para takimit në Rijekë ka pasur një konflikt të madh mes tifozëve të Armadës dhe Suedisë, të cilët njihen si një grup tejet i ashpër në konflikte tifozësh.

Duket se ‘Armada’ i ka sulmuar në një kafene në qendër të Rijekës. Në konflikt janë përdorur edhe mjete piroteknike dhe sipas videos duket se një pjesë e mirë e kafenesë ku po qëndronin suedezët është shkatërruar.

/GazetaBlic Sport