Sporti

Trajneri i Torinos, Ivan Juric: Nuk e kuptoj pse nuk u akordua penallti, na shkatërruan lojën – kjo nuk shpjegohet

03/14/2022 08:09
nga:L J

Trajneri i Torinos, Ivan Juric, e quajti të pashpjegueshëm vendimin për penalltinë që nuk u akordua në barazimin 1-1 me Interin, por gjithashtu pranoi se janë larg nga vendi ku ai dëshiron të jetë.

Torino kaloi në avantazh ndaj Interit përmes Gleison Bremer në një goditje nga këndi, por gjithçka u barazua nga Alexis Sanchez në minutën e 93’të, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Torinos lavdëroi edhe portierin shqiptar, Etrit Berisha, i cili ka bërë disa pritje të mëdha.

“Pjesa e parë u luajt shumë mirë, Berisha bëri mirë në dy raste, ne shënuam, duhej të kishim një penallti dhe të kishim edhe më shumë mundësi”, tha Juric për DAZN.

“Kjo është krejtësisht e pashpjegueshme. Ishte një penallti e pastër dhe askush nuk e kupton pse nuk u akordua. Jam i sigurt se do të përpiqen ta shpjegojnë, por nuk munden. Ajo e shkatërroi plotësisht lojën, pasi ne do të kishim shkuar në 2-0″, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport