Euro2024

Trajneri i Sllovenisë: Jemi të mërzitur që do kthehemi në shtëpi – ishte ndeshje e pafat për ne

07/02/2024 08:35
nga:Lorik J

Portugalia u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Gjermanisë pasi mundi Slloveninë me penallti 3:0 në Frankfurt. Në 90 minutat lojë, si dhe në kohën shtesë nuk pati gola.

Heroi i ndeshjes ishte portieri portugez Diogo Costa, i cili priti tre penalltitë e para të Sllovenisë të ekzekutuara nga Josip Ilicic, Jure Balkovec dhe Benjamin Verbic. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva ishin të sigurt.

Për Slloveninë, arritja në këtë pikë është tashmë suksesi më i madh, sepse deri në këtë turne, në tri tentime, në dy Botërorë dhe një Europian, nuk e kanë kaluar grupin. Trajneri slloven Matjaz Kek e komentoi përfundimin e garës për ekipin e tij si më poshtë:

“Kur humbet me penallti kundër një ekipi si Portugalia, ka pak keqardhje. Humbjet nuk festohen. Kjo ishte një ndeshje e vërtetë me një fund të pafat. Jam krenar që drejtoj djemtë me karakter”.

“Kur humbet një ndeshje, nuk festohet. Ka hidhërim, por në anën tjetër ka edhe ëmbëlsi. Shpresoj që ky turne të jetë një pikënisje për të ardhmen e futbollit slloven. Dua të përgëzoj Portugalinë. Ju duhet të dini se si të fitoni në penallti. Më vjen keq për tifozët, me kaq shumë energji, për fat të keq, ne nuk arritëm të fitonim, por sigurisht që lojtarët janë të mërzitur tani”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport