Sporti

Trajneri i Shakhtar Donetsk pas barazimit me Realin: Po luftojmë për gjithë kombin ukrainas

10/12/2022 12:08
nga:L J

Reali mezi i shpëtoi humbjes në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtarit (1:1) në Varshavë, ku kampioni i Ukrainës luan si vendas.

Marca, gazeta më e lexuar spanjolle, e shpalli Igor Jovicevic, trajnerin e Shakhtarit, si “yllin e ndeshjes”.

“Ancelotti m’u afrua pas ndeshjes dhe tha se mendon se e meritonim të fitonim. Fjalë të tilla kanë një peshë të veçantë kur vijnë nga një njeri kaq i madh. Ai më tha se i pëlqen shumë ekipi ynë dhe se ne kemi një shans real për t’u kualifikuar për raundin tjetër”, tha Igor Jovicevic pas ndeshjes.

“Ishte atmosferë fantastike në stadium, kishim ndjenjën se po luanim me 12 lojtarë. Ne besuam, nuk u dorëzuam. Ukrainasit po luftojnë, ashtu si kjo skuadër. Askush nuk mund ta heqë këtë ndjenjë nga ne. Ne po luftojmë për të gjithë kombin dhe lojtarët e mi janë heronj. Loja ishte fantastike, na vjen keq për dy pikët e humbura”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport