Sporti

Trajneri i Sevillas: Mund ta eliminojmë Manchester United nga Europa League

04/19/2023 20:37
nga:L J

Sevilla ia doli të barazojë 2-2 në ndeshje ne parë çerekfinale të Europa League. Para ndeshjes së kthimit, trajneri i ekipit nga Sevilla, Jose Luis Mendilibar u shfaq optimist për mediat.

“Djemtë janë mirë, ne po vijmë nga fitorja kundër Valencias dhe barazimi në Mançester. Ne e dimë se United janë kundërshtarë të vështirë, por ne jemi gjithashtu në formë, kemi një mundësi 50/50 për të përparuar. Ndeshja e parë ishte një lojë me dy fytyra, në pjesën e parë pësuam dy gola, pastaj ngadalë morëm kontrollin e lojës dhe ia dolëm të rikuperoheshim.

Është e vërtetë që pati dy autogola, por siç u thashë djemve me cilësinë që kemi, nëse bëjmë shumë krosime dhe qëndrojmë për një kohë të gjatë në zonën e kundërshtarit, mund të na ndihmojë një kërcim apo një gabim i kundërshtarit. Ne luajmë ndeshjen e dytë në shtëpi, por nuk është aspak një avantazh. Siç thashë, ne kemi 50% shanse për të përparuar. Tifozët do të na japin një dorë, por është njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë në fushë” – Tha ai.