Sporti

Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov: Ka pak lojtarë si Hazard

06/10/2021 12:00
nga:Lorik J

Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov, skuadra e të cilit do të përballet me Belgjikën më 12 qershor në Shën Petersburg, është i bindur se lojtari i Real Madrid, Eden Hazard do të kthejë formën në Kampionatin Evropian.

“Ka pak lojtarë si Hazard. Ai është një lojtar i talentuar dhe gjithashtu e kupton përgjegjësinë e një Kampionati Evropian,” tha Chechesov për EFE.

“Duhet të jesh objektiv. Nëse shikon talentin e tij, Hazard dhe De Bruyne janë në të njëjtin nivel. Por nëse De Bruyne, pas dëmtimit, luajti shumë dhe tashmë e gjeti veten, Hazard është ende duke u rikuperuar në formë”, tha ai. .

“Belgjika është një nga kandidatët për ta fituar Euro2020. Ata janë të parët në botë për të dytin apo të tretin vit radhazi. Ajo që është e qartë është se askush nuk do të jetë një kampion evropian rastësisht,” përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport